Përkeqësohet situata: Vdes 45-vjeçarja, në spital edhe mosha të reja
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 2 viktima në 24 orët e fundit dhe 74 raste të reja me koronavirus.
Sipas MSH, ‘një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë’.
Sipas MSH: “Janë 81 pacientë të shtruar në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”.
Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11