Humbin jetën 2 pacientë te Infektivi

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit te spitali Infektiv. 

Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19.  Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Javët e fundit situata nga koronavirusi në vend është përkeqësuar. Numri i të infektuarve është rritur dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave.

Serioze vijon të jetë situata edhe në spitalin Infektiv ku është rritur numri i të shtruarve dhe po ashtu edhe i personave që janë në gjendje të rëndë.