Rihapet gara për titull/ Ja si ndryshon renditja pas javës së 32-të në Superligë

Është mbyllur java e 32-të në Kategorinë Superiore.

Pikërisht kjo ishte javë e surprizave të rezultateve pasi ka ndryshuar renditja dhe kampionati është rihapur.

Është ngushtuar diferenca mes Tiranës dhe Kukësit në krye të renditjes, me verilindorët që tani janë 6 pikë më pak. Kukësi ditën e sotme na surprizon duke fituar me rezultatin 2-1 përballë Tiranës që tashmë ndjen “presion” para derbit të kryeqytetit.

Skënderbeu dhe Partizani ndajnë vendin e 5-të dhe të 6-të me nga 48 pikë. Ja renditja në Superligë pas javës së 32-të: