Duma: Në vende të sigurta për deputetë të jenë ata që kanë sakrifikuar

Në vende të sigurta për deputetë dua të shoh ata njerëz që kanë sakrifikuar këto vite.

I këtij mendimi është ish-deputetja Grida Duma sa i përket hapjes dhe afrimeve të reja në Partinë Demokratike.

Sipas Dumës, ata që kanë sakrifikuar në opozitë nuk lëshojnë në garë zgjedhore pasi ai është investimi i tyre.

"Unë do flas në parim. Nëse kushdo që në këto momente vendoset në pozita reale, pa konflikte interesi, unë në vend të sigurtë dua të shoh ata që kanë sakrifikuar. Ata që kanë sakrifikuar të jeni të bindur edhe sikur të jenë në pozicion të sigurtë, nuk lëshojnë një qime se është investimi i tyre. Prandaj kemi folur për lista të hapura. Unë në këtë moment mendoj se nuk ka asnjë shans se kë zgjedh kryesia nuk i hiqet emri nga lista. Nga 100 mijë anëtarë të PD nuk mund të gabohet kur të propozohet për emrat. Nëse ti ke një anëtarësi të madhe ajo të ndihmon të zbulosh vlerat. Nëse dikush merr përgjegjegjësi është vlerë demokratike", u shpreh ajo. 

Duma foli edhe për djegien e mandateve, një sakrificë shumë e madhe.

"Një grup parlamentar që e pati jetën reale 5-6 muaj mund të jepte maksimumin apo të vepronte si një orkestër. Perfeksionimet e grupit i takojnë liderit. Më shumë se gjysma e atij grupi ka qenë deputet.  Personalisht jetën politike nuk e kam parë nga foltorja e parlamentit", tha Grida Duma.