Ali Ahmeti: LSDM apo VMRO? Më intereson që BDI...
Gjatë intervistës për Syri TV, kreu i BDI Ali Ahmeti ka komentuar aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të shpejta të gazetarit Çim Peka.
A e keni pyetur Ramën pse ka mbështetur në zgjedhjet e fundit një parti maqedonase?
"Nuk më ka rastisur as ta pyes sepse mua më ka interesuar Shqipëria e fortë dhe përparimi drejt BE".
70 mijë e shqiptarëve kanë votuar për Zoran Zaev...
"Nuk mendoj se janë 70 mijë. Kanë qenë 20-27 mijë".
Kush do të jetë parti e parë nga ato maqedonase?
"Tani është periudhë fushate dhe të gjithë thonë fitojnë. Por unë mendoj se i ndan një fije e hollë. Do të jenë shumë afër njëri-tjetrit. Mund të përsëritet situata e para 4 viteve".
LSDM apo VMRO?
"Në këtë situatë, më intereson që BDI të fitojë zgjedhjet në kampin shqiptar. Ne do të respektojmë vullnetin e shumicës së bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Kemi bërë punë të mirë edhe me njërën, edhe me tjetrën. Nuk kam preferenca. Vendos shumica e qytetarëve".
Zaev është shprehur se, BDI do të jetë në opozitë...
“Këto deklarata Zaev i bën në kafe kur pi edhe dy gota raki se kur është me mua flet ndryshe. Unë nuk jam nga ata që ndryshe flasin paradite e ndryshe pasdite. Për ne më mirë është të fitojë partneri aktual, por prapë vendosin qytetarët. Por kështu është Zaev, bën deklarata. Unë nuk jam i tillë".