Arrihet marrëveshja/ Rangnick merr drejtimin e Milanit, Maldini pritet të largohet!

Është arritur marrëveshja mes Ralf Rangnick dhe Milanit, dhe gjermani do bëhet trajneri i kuqezinjve sezonin e ardhshëm.

“Sky Sport Italia” “TuttomercatoWeb” dhe “MilanNews” janë të gjitha në të njëjtën linjë që Rangnick do ketë pushtet të plotë tek Milani, do jetë trajner, drejtor sportiv dhe madje do jetë edhe tek departamenti i mjekësisë.

Me ardhjen e gjermanit nuk do ketë më vend për Paolo Maldinin që do të largohet, ndërsa Gazidis i ka ofruar rolin e ambasadorit të klubit, ku me shumë mundësi Maldini do e refuzojë.