Kukësi fiton ndaj Tiranës, rihapet kampionati 4 javë nga fundi!

Kukësi ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Kjo fitore rihap kampionatin 4 jave para fundit, duke ngushtuar diferencën në vetëm 6 pikë. Verilindorët e Orges Shehit, e kanë dominuar këtë sfidë, duke e merituar plotësisht suksesin.

Kuper dhe Ethemi ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë që Majkëll Ngo realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë që në sfidën e radhës Tirana do të përballet ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në shtëpi.