Aksident në Tiranë/ Autobusi përplas 17-vjeçarin me biçikletë

Autobusi përplas 17-vjeçarin në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Dedë Gjo Luli" ku drejtuesi i autobusit, me iniciale F.G, ka aksidentuar adoleshentin me iniciale G.R, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30.