Hektor Kapllani në SYRI TV: Tirana ka bërë një paraqitje jo të denjë në Kupën e Shqipërisë

Hektor Kapllani, specialist futbolli, ish-futbollist e aktualisht trajner ka komentuar ndeshjet e javës së 32 në Kategorinë Superiore.

Në emisionin e pasdites me gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, Kapllani tha se Tirana gjatë pjesës së parë ishte më kërkuese pasi i duhet goli.

Gjithashtu Kapllani tha se ishte ndiher keq pas ndeshjes në Kupën e Shqipërisë, Bylis 2-1 Tirana.

Tirana – Kukësi vendos titullin kampion: Kukësi më superior sesa Tirana, të dy ekipet kanë pasur rastet e tyre për shënim. Kukësi dhe Tirana kanë të dy skuadra kualitet të madh. Kukësi e shoh në këtë ndeshje më kërkues. Nëse Kukësi sot nuk fiton atëherë Tirana shpallet kampion.

Kësaj ndeshje i mungon atmosfera dhe tifozët që i vjen në ndihmë futbollistit. Kukësi duhet të bëjë më shumë presion Tiranës për ta vendosur në vështirësi. Në Kampionatin Shqiptar mungon goli, që shënohet me shumë vështirësi por para portës lojtarët nuk kanë rezultat. Tirana dhe Kukësi ka një rivalitet të fortë.

Kupa e Shqipërisë: Tirana ka bërë një paraqitje jo të denjë në Kupën e Shqipërisë dhe pas ndeshjes e kam ndiher veten shumë keq. Tirana shpresoj të kualifikohet por Ballshi ka një ekip të mirë së bashku me Laçin një ekip shumë i fortë fizikisht dhe faktikisht. Them që Tirana mund të kualifikohet pasi edhe rezultatin 2-1 të jep premisa për të kaluar në raundin tjetër.