Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dr. Hysni Shkjau

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dr. Hysni Shkjau, i cili humbi sot betejën me koronavirusin Covid-19.

‘E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë  me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve’, shkruan Basha në një reagim të tij në Twitter.

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite.

E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë  me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve.

Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!