Ish-kryeministri: Nderime për Dr. Hysni Shkjaun, që ra në krye të detyrës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen e doktorit Hysni Shkjau që humbi jetën në përballjen me virusin Covid-19.

‘Shpreh nderimin tim të thellë për punën me humanizëm e përkushtim të doktor Hysni Shkjaut, i cili vazhdonte tu shërbente të sëmurëve me dashuri, njerëzi dhe pasion në një zonë të thellë të rrethit të Pukës edhe vite pas moshës së pensionit’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Mesazhi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Miq, Dr. Hysni Shkjau, mjeku i devotshëm që për shumë dekada i kushtoi jetën, energjinë e tij shërbimit të të sëmurëve, ra në krye të detyrës në luftën kundër Covid19.

Me këtë rast shpreh nderimin tim të thellë për punën me humanizëm e përkushtim të doktor Hysni Shkjaut, i cili vazhdonte tu shërbente të sëmurëve me dashuri, njerëzi dhe pasion në një zonë të thellë të rrethit të Pukës edhe vite pas moshës së pensionit.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve për humbjen e rëndë, unë i lutem Zotit që shpirti i mirë i Dr. Hysen Shkjaut të gjejë paqen e merituar.

Amin!