Apolonia siguron ngjitjen në Superligë

Apolonia ka siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Fierakët e Artan Mërgjyshit triumfuan me rezultatin 1-2 ndaj Lushnjës në derbi, duke prerë zyrtarisht biletën për rikthimin në elitë.

Gjata dhe Mihana ishin autorët e golave për fierakët, ndërkohë që për Lushnjën golin e vetëm e shënoi Pepa.

Në sfidën tjetër Pogradeci triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Besës.

Me këtë triumf, liqenorët janë ngjitur në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi i kampionatit.