Shqiptari gjen granatë dore në frigorifer

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një shqiptari me banim në Gjilan të Kosovës.

Ky i fundit ka njoftuar policinë pasi ka gjetur një granatë dhe një çantë në frigorifer

Ngjarja sikundër njofton policia ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

 “Ekipi për deminim ka bërë tërheqjen e granatës M-75, ndërsa në  çantën e dyshimtë janë hasur dhe konfiskuar një fishekë dhe një tytë për hedhjen e granatave nga  AK-47”, thekson raporti.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Express/