Ditë e trishtë për lojtarin e Teutës, humb babain

Teuta vijon përgatitjet për sfidën e të hënës në mbrëmje ndaj Skënderbeut, ku do të kërkojë fitoren për të provuar sigurimin e një vendi në Europë nëpërmjet kampionatit, por ambienti në klubin durrsak është tronditur mbrëmjen e djeshme.

Kjo pasi babai i fantazistit Emiliano Vila është ndarë nga jeta , ndërsa lajmin e ka dhënë vetë klubi i Teutës nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

“NGUSHËLLIM-Mbrëmjen e të shtunës është ndarë nga jeta babait i futbollistit Emiljano Vila. Klubi i Futbollit Teuta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve! KF Teuta i gjendet pranë futbollistit tonë për këtë humbje të madhe. Të gjithë së bashku jemi krah Emiljanos për të përballuar këtë fatkeqësi!”, shkruhej në komunikatën e klubit durrsak.