COVID-19/ Konfirmohet rasti i parë në Shijak, gruaja erdhi nga ...

Konfirmohet rasti i parë i prekur me Covid-19 në Shijak. Bëhet fjalë për një grua që ka ardhur këto ditë nga vendi fqinjë, Itali dhe banon në Sallmone.

Gjatë të gjithë kësaj periudhe, pavarësisht afërsisë me Durrësin dhe Sukthin, Shijaku kishte mundur të qëndronte jashtë listës së qyteteve me raste pozitive me Covid-19.