Digjet gjatë natës banesa në Pukë, ja kujt i përkiste

Një banesë është shkrumbuar gjatë natës në Pukë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Laçaj’ të këtij qyteti.

Mësohet se banesa eshtë në pronësi të Gazmend Laçit, është përfshirë e gjithë nga flakët dhe për pasojë është djegur totalisht për 30 minuta. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.

Po ashtu ka dyshime se shkak i zjarrit të jetë bërë një luhatje e energjisë elektrike.