FOTO/ I infektuar me Koronavirus, ndahet nga jeta sportisti shqiptar 38 vjeçar

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi, në moshën 38-vjeçare, ish-karateisti dhe trajneri Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës e cila shkruan: 

"Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha. I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues"