Qëllohet me armë zjarri oficeri i policisë në SHBA, ndërron jetë në spital

Ditën e sotme, një oficer policie në SHBA u qëllua për vdekje në parkingun e një dyqani.

Oficeri i Toledos, Anthony Dia u qëllua në gjoks dhe për pasojë nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital, deklaroi shefi i policisë George Kral në një konferencë për shtyp.

Sipas dëshmitarëve oficeri i policisë është qëlluar nga një i dehur, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë kurrë nuk do ta harroj momentin e largimit të oficerit Dia nga spitali me barelë, trupi i të cilit ishte mbështjellë me një flamur amerikan, i rrethuar nga rreth 30 oficerë të policisë së Toledos”, tha kryetari i bashkisë Wade Kapszukiewicz.