Emergjencë në brigjet e Siçilisë/ Anija me 180 emigrantë kërkon port për ankorim

Anija ‘Oqean Viking’ me 180 migrantë, ka një emergjencë në brigjet e Siçilisë, ku prej tre ditësh kërkon një port të sigurt.

Brenda 24 orëve, 6 tentativa vetëvrasjeje janë regjistruar në anije dhe një ekip mjekësor italian u ngjit për të ndihmuar refugjatët. 

Një fakt të tillë e bëri me dije Sos Mediteranée, duke deklaruar se kapiteni ka shpallur alarmin, duke sqaruar se siguria në bord nuk mund të garantohet më.

Ministri i Brendshëm Luciana Lamorgese pritet të tregojë portin për ulje. Midis emigrantëve, 44 persona janë në kushte veçanërisht kritike, tha mjeku pasi i vizitoi.