Edhe sindikata e profesorëve kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në universiteteve: Kërkojmë garë reale dhe organe legjitimë

Pedagogët e universiteteve janë kundër zhvillimit të zgjedhjeve në arsimin e lartë më 30 Korrik. Në deklaratën e sindikatës së tyre argumentohet se vendimi i Ministres detyron zgjedhjet në kohe pandemie, duke i bërë ato formale, pa konkurim real, për shkak të mungesës së studentëve. 

“Në kushtet kur numri i të prekurve me Covid-19 shtohet nga dita në ditë, hapja e fushatës për zgjedhje presupozon grumbullime studentësh e pedagogësh në takime me kandidatë për shefa departamentesh, dekanë dhe rektorë, të cilët do të shpalosin secili platformën e vet të drejtimit, gjë që në këto kushte është i pamundur”- thuhet në deklaratën e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, të përfaqësuar nga kryetari, prof.asoc.dr. Sandër KOVAÇI 

Sindikata vë në dukje se urdhri i ministres përjashton studentët shumicën e studentëve nga vendimarrja, pasi ata e kanë të ndaluar me një urdhër tjetër të shkojnë në universitete deri në 25 Gusht. 

“Sezoni i provimeve në gjithë fakultetet mbaron më 25 korrik, pra 5 ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që disa universitete e fakultete (si Fakulteti i Gjuhëve të Huaja) po i bëjnë provimet on-line, madje kjo vetëm për vitet e fundit, ndërsa për vitet e tjera Bachelor dhe Master as nuk u lejohet ardhja ne universitet deri me 25 Gusht 2020, në zbatim të Urdhrit 104, datë 30.04.2020 të Ministrit.- vë në dukje deklarata. 

Pedagogët e Sindikatës tërheqin vemendjen se zgjedhjet në kohë  e pandemisë dhe mungesës së studentëve në universitete u mohojnë plotësisht të drejtën e votës studentëve me banim jashtë qytetit ku gjendet universiteti. Mospjesëmarrja e detyruar e studentëve konsiderohet nga sindikata si një element kompromentues i procesit zgjedhor dhe shkelje e ligjit. 

Zgjidhja qëSindikata ofron për zgjedhjet është shtyrja e tyre, në mënyrë që procesi të prodhojë autoritete dhe organe drejtuese legjitime në universitetet publike.

“Propozimi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë është që të bëhet një shtyrje tjetër e datës së zgjedhjeve dhe si periudhë e përshtatshme zgjedhjesh mendojmë se do të ishte java e katërt e fillimit të vitit të ri akademik 2020 – 2021", thuhet në deklaratën e pedagogëve të sindikatës së universiteteve.

Deklarata: