Ronaldo me golin e sotëm thyen mallkimin, për herë të parë në Serie A...

Për herë të parë me fanellën e Juventus në Serie A, Ronaldo ka shënuar nga goditja e dënimit, dhe atë e ka bërë në derbin kundër Torinos.

Pas 43 tentivave, sot portugezi shënoi duke treguar klasin e tij pavarësisht se vitet kalojnë ai mbetet i njëjtë.

Juventusi fitoi me rezultatin e thellë 4-1 në derbin ndaj Torinos.