Tre makina përfshihen në aksident në Shëngjin, tre persona të plagosur

Një aksident ku janë përfshirë 3 makina ka ndodhur pak minuta më parë në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, 3 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.