IKMT përfundon shembjet për By-pasin e Tepelenës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se përfundoi aksionin në Tepelenë, ne gjurmën ku do të ndërtohet loti I i by-pass Tepelenë. Kjo vepër do të lidhë segmentin Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë - Kakavijë.

IKMT prishi 6 objekte me lartësi nga një deri në tre kat, me funksione të ndryshme. Objektet ishin të shpronësuar, sipas IKMT.