Gravina: Shpresoj që derbi mes Juventus dhe Torinos të jetë i fundit pa tifozë!
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina , ka dhënë një intervistë të gjatë për “TuttoSport” ku foli për shumë tema.
Në këtë intervistë, Gravina preku dhe temën e rikthimit të tifozëve në stadium, ku u shpreh që shpreson se derbi mes Juventusit dhe Torinos të jetë i fundit me dyer të mbyllura.
"Shpresoj që derbi mes Juventus dhe Torinos sonte të jetë i fundit me dyer të mbyllura. Nëse numri i të infektuarve do të vazhdojë të ulet, shpresoj që Komiteti Shkencor Teknik mund të na japë udhëzime të reja. Ne jemi gati ", tha Gravina.