Çfarë kunate! Luana surprizon Getin për ditëlindje

Reperi shumë i komentuar, Getoar Selimi festoi ditën e djeshme ditëlindjen.

Ai mbushi 38-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk munguan as urimet nga njerëzit e dashur.

E para që e uroi ishte bashkëshortja, Marina Vjollca, e cila i bëri padyshim urimin më të bukur.

Mirëpo dhe kunata e tij, Luana Vjollca i kishte përgatitur një urim të veçantë, pasi siç dihet dyshja shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Luana publikoi në Instastory një video gjatë një koncerti, ku po performonin këngën "Tirana Lifestyle".

"Gëzuar ditëlindjen binjaku im", ka shkruar moderatorja krahas videos.