FOTO/ Zbulohet numri që do të mbajë Sane në fanellë te Bayern Munchen

Edhe pse ende nuk është larguar nga Bayern Munchen, drejtuesit kanë vendosur që numrin 10 që mban Coutinho t’ia japin afrimit më të ri, Leroy Sane.

Kampionët e Gjermanisë zyrtarizuan ditët e fundit transferimin e Sane nga Manchester City për 49 milionë euro.

Sane do mbajë numrin 10 në fanellë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Coutinho është ende pjesë e Bayernit, por duket se jo për shumë gjatë, duke u nisur edhe nga veprimi i drejtuesve bavarezë që ja dhanë numrin 10 Sanes.

Bayern Munchen lajmëroi në rrjetet sociale se Sane do mbajë mbi shpinë numrin 10 për sezonin tjetër.