Mbi 11 milionë të prekur/ Covid-19 vijon të frikësojë botën

Ka kaluar 11 milionët numri i personave të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas Worldometers, deri tani në të gjithë globin janë prekur nga virusi 11,084,044 njerëz.

Numri i të vdekurve ka arritur tashmë në 526,310, ndërsa i atyre që e kanë fituar luftën me virusin në 6,208,636 persona.

Shteti me më shumë të infektuar në mbarë botën deri tashmë është SHBA, pasuar nga Brazili, Rusia, India, Spanja, Peruja, Kili, Mbretëria e Bashkuar etj.

 

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë, që javët e fundit ka pësuar një rritje të madhe të numrit të të infektuarve dhe viktimave, deri tani, sipas shifrave zyrtare numëron 2752 të infektuar, 1088 raste aktive dhe 72 viktima. /A.R, Syri.net