Mjeku në gjendje të rëndë në Infektiv, u infektua nga infermierja

Një mjek nga Puka mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Infektiv në Tiranë.

Mjeku ndodhet prej disa ditësh në trajtim intensive ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar së tepërmi ditët e fundit.

Mjeku mësohet se është infektuar nga një infermiere.

Kjo e fundit e ka infektuar përpara se të merrte përgjigjen e tamponit.