Feride i prish planin Emelit dhe shpëton Xhemrenë, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Kader i lutet Banusë ta lërë foshnjën të jetojë. Kader mëson disa të vërteta të hidhura për të shkuarën e nënës së saj. Mesude përpiqet të gjejë prova që Emel drogon Xhemren. Bashkëshortja e Ihsanit e pushon Meralin nga puna kur mëson se ajo do e nxirrte vogëlushen në park.

Meral i lutet dhe i premton se nuk do e përsërisë më. Ajo arrin ta mbajë vendin e punës. Djemtë e Nezihes kërkojnë të marrin informacion nga Ejlyli për Kemalin. Ejlyl u tregon se kush është vërtet Kemali dhe i paralajmëron mos ta fusin në shtëpi.

Djemtë e Nezihes rrahin Kemalin. Songyl i thotë Xhemres të ketë kujdes nga halla e saj. Xhemre refuzon ta pijë lëngun me ilaç.Songyl i tregon Feridesë se Emel drogon Xhemrenë. Feride ndalon Nerimanin që t’i japë kujdestarinë e Xhemresë Emelit./revistawho