Oliver Spasovski: Kufiri me Kosovën dhe Serbinë do të mbetet i hapur
Kryeministri teknik në Maqedoninë e Veriut,Oliver Spasovski në një konferencë për shty deklaroi se kufinjt më Kosovën dhe Serbinë do të vazhdojnë të jenë të hapur dhe vendimi i fundit ekzekutiv mbetet në fuqi
Të gjithë ata që udhëtojnë në Maqedoni nga Kosova dhe Serbia nuk do të kenë asnjë kusht hyrje-dalje
“Kjo nuk është çështje politike por çështje e sigurisë shëndetësore. Nëse Komisioni shtetëror për Sëmundje Infektive do të vlerësojë në një kohë tjetër se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri’- tha Spasovski
Maqedonia ka disa javë që po regjistron shifra të larta infektimesh por edhe viktimash nga koronavirusi
Totali i të prekurve nga infeksioni në Maqedoni është rritur në 6225.