EMRI/ Tentoi të vriste disa persona në Bari, arrestohet shqiptari

Arrestohet i shumëkërkuari shqiptar në Itali si pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës. Por ai akuzohet edhe për vrasje të mbetur në tentative.

Vullnet Daci është shqiptari që u arrestua ditën e sotme nga policia e Barit si pjesë e organizatës së shkatërruar dy ditë me parë prej 37 personash.

Pas një mosmarrëveshje me disa persona në një lokal në Fasano, ai ka qëlluar disa herë në drejtim të personave, me të cilët ishte konfliktuar .

Policia bëri të mundur identifikimin dhe lokalizimin ku ai strehohej dhe e arrestoi.