Kaçavidë në gjoks 31-vjeçarit, arrestohet adoloshenti në Durrës

Arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.