Pas Hakimit, Interi goditje të bujshme nga Anglia. Synon të transferojë...

Menjëherë pas transferimit të Hakimit, Inter ka hapur bisedimet edhe për të blerë mbrojtësin e majtë italian të Chelseas,  Emerson Palmieri.

Së fundmi “Sky Sport Italia” raporton se Antonio Conte i ka bërë të ditur skuadrës së tij që dëshiron ta ketë Palmierin në krahun e majtë të mbrojtjes së tij.

Ish mbrojtësi i Romës e ndoqi Conten tek Chelsea në janar të 2018 për shifrën e 20 milionë eurove.

Megjithatë në dy sezone e gjysmë ai ka zhvilluar vetëm 53 ndeshje, gjë që e bën transferimin tek Inter një gjë më të lehtë për tu arritur.