U gjetën pajetë në banesë, zbulohet shkaku i vdekjes së nënë e bijë në Kombinat

Zbardhet shkaku i vdekjes se Zhaneta e Anisa Josifit, nënë e bijë të cilat u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Kombinat.

Duke ju  referuar burimeve nga grupi hetimor bëhet e ditur se shkaku i vdekjes është agjërimi i gjatë.

Nëna me dy vajzat kanë qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë deri sa ajo me njërën prej tyre, Anisën kanë ndërruar jetë. E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër Blera, e cila ndodhet në spital.

Të aferm të Zhanetes janë shprehur se prej kohesh ata kane filluar të predikojne këte fe, ndersa besonin te ringjallja. I kemi bere shpesh kerkesa qe ti linin keto gjera. Ata me tej kane thenë se kane kerkjar takim dhe me Anisen por asnjeherw se kane takuar.