Kupa e Shqipërisë/ Kukësi-Teuta mbyllet pa gola, finalisti përcaktohet në ‘Niko Dovana’

Në “Elbasan Arena” u luajt ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Teutës.

Gjatë 90 minutave të kësaj mbrëmjeje të dy ekipet nuk aritën dot të gjejnë rrugën e rrjetës, duke e mbyllur aktin e parë në barazim pa gola.

Teuta mbeti në minutat e fundit me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Kouro, por kuksianet nuk e shfrytëzuan dot superioritetin numerik.

Kualifikimi mbetet i hapur në sfidën e kthimit që do të zhvillohet në “Niko Dovana” të Durrësit.