Premier League: Tottenham mposhtet nga Sheffield United

Java e 32-të e Premier League nisi me sfidën Sheffield United – Tottenham.  “Spursat” kërkonin me patjetër fitoren në këtë transfertë, për të kapur një vend në Europë. Mirëpo ndeshja nuk shkoi ashtu siç duhet, pasi ekipi i Jose Mourinhos u mposht nga Sheffield me rezultatin 3-1.

Berge(31), Mousset (69) dhe McBournie (84) shënuan për skuadrën e Sheffield United, ndërsa për Tottenham golin e vetëm e shënoi kapiteni Harry Kane në minutën e 90-të.

Me këtë tre pikësh Sheffied Utd u ngjit në vendin e 7 me 47 pikë, ndërsa Tottenham zbriti në vendin e 9 me 45 pikë.