FOTO/ Reagojnë tifozët bardheblu: Tirona nuk është mall për pazar

Tirana pësoi një humbje të turpshme sot ndaj Bylisit, duke ngjallur shumë dyshime.

Bardheblutë humbën 2-1 gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë në Ballsh, kur po udhëhiqnin 1-0 në pjesën e parë.

Menjëherë ka ardhur reagimi i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics” (TF) nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Postimi i “Tirona Fanatics”

“TF nuk mbeshtet ne asnje moment teatrin e shemtuar apo pazaret personale te ishpresidentit&co...

Asnje gje e dyshimte apo asnje fitore fallco nuk mund te na kenaqi ne...

Ne mbeshtesim pa kushte ngjyrat bardheblu dhe denojme cdo akt te turpshem e te dyshimte te ishpresidentit amator&co...

TIRONA NUK ESHTE MALL PER PAZAR!

#ForcaTirona

#ForcaBardheblu”