Kush është autori i të shtënave me armë në Durrës, si nisi konflikti midis të rinjve në hotel

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në Durrës, ku policia informoi për të shtëna zjarri pranë një hoteli.

Sikundër mësohet ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Dajlanit.

Sherri ka ndodhur midis disa të rinjve të cilët u përleshën me njëri-tjetrin pranë një hoteli.

Një nga personat e identifikuar si i përfshirë në sherr është Alvaro Sherifi nga Shijaku, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Policia e cila ka qenë pranë vendit të ngjarjes ka mundur të ndalojë disa prej personave të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë që autori i të shtënave me armë zjarri, nuk ka mundur të ndalohet nga policia, i cili do të akuzohet për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Policia po punon për të mësuar vendndodhjen e Alvaro Strefit, ndërsa personat e përfshirë në konflikt po japin dëshmitë e tyre ne komisariatin e policisë në Durrës.

Strefi nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ai rezulton me precedent të mëparshme penal.