Italia do të hapë çerekun e stadiumeve për tifozët

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka treguar se po punojnë që të rihapin stadiumin për tifozët të paktën në kapacitetin 25%.

Serie A dhe Serie B rifilluan muajin e kaluar pas ndalesës prej pandemisë, por Gravina është besimplotë se mund të arrijnë t’i hapin stadiumet në çerekun e kapaciteteve të tyre.

Ne po punojmë që tifozët të rikthehen në stadiume. Për momentin po mendojmë t’i hapim stadiumet në masën 25%. Problemi qëndron me menaxhimin e tifozëve brenda në stadiume. Ne jemi gati ta aplikojmë këtë proces sapo të marrim dritën jeshile”, tha presidenti i Federatës Italiane, Gravina, për “Avvenire”.