FOTOREPORTAZH/ Infeksione dhe vdekje, çfarë ndodh në QSUT

Numri i infeksioneve të reja në Shqipëri po rritet në mënyrë të frikshme gjatë javëve të fundit. Vendi ka kryer vetëm 27 mijë testime, ndërsa numri i të infektuarve është 2662.

I frikshëm është bilanci gjithmonë në rritje i viktimave. Deri tani janë 69 në total.

Ajo që dihet tashmë, edhe pse qeveria as nuk e pranon dhe as nuk bën transparencë, është se QSUT është kthyer në vatrën e madhe të infeksionit në vend.

Ky fotoreportazh nga LSA tregon se çfarë ndodh në Spitalin Infektiv, të mbushur me pacientë, prej nga dalin viktima përditë, por edhe në QSUT.