Koronavirusi në Shqipëri: 3 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe 3 persona të tjerë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19.

Në këtë mënyrë shkon në 69 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

“Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve” deklaroi MSH.