Dyfishohen rastet: 82 infeksione të konfirmuara në 24 orët e fundit

Është rritur numri i rasteve të reja nga Covid-19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 82 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Kështu vihet re një dyfishim i rasteve të reja në raport me ditën e djeshme, ku Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 45 persona, mbartës të Covid-19.