‘Hudhra, vaj ulliri dhe …’, Arbana Osmani zbulon nepsin e shtatzënisë

Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të një fëmije dhe pasioni për të gatuar e ndihmon më shumë se çdo gjë në këto ditë.

Në disa postime të fundit në Instagram ka treguar përgatitjen e një ushqimi që e shijon në maksimum gjatë këtyre momenteve.

Bëhet fjalë për një miks galete hudhra, majdanoz, vaj ulliri dhe parmixhano.

Pasi i përgatit dhe i skuq me kapak, Arbana tregon entuziazmin që ka për ti shijuar.

Me këtë zbuluam edhe një prej ushqimeve për të cilat ka më shumë neps gjatë shtatzënisë.

Kujtojmë se moderatorja është në pritje të një fëmije me fotografin Eduart Grishaj.

Ndërkohë është nënë e një djali që e quan Jon, të cilin e gëzon nga martesa e parë.