Automjeti përplas këmbësorin në Tiranë

Mëngjesin e sotëm një automjet ka aksidentuar një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e “Kavajës”, ndërsa mësohet se i aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.07.2020, rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarja.