Kryeministri i Kosovës vizitë nesër në Tiranë, takon Ramën

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të vizitojë nesër Shqipërinë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 09:30 te Pallati i Brigadave.

Më pas ai ka në axhendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Vizita e Hotit në Tiranë, pason atë të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.