DOKUMENTI/ Rama e zyrtarizon tërheqjen e padisë ndaj Haradinaj

Edi Rama ka nënshkruar tërheqjen nga padia ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Dokumenti mban datën e sotme dhe firmën e kreut të qeverisë shqiptare.

Tërheqjen nga padia Rama e lajmëroi pas vizitës në Kosovë, duke deklaruar se ka më shumë gjëra që i bashkojnë se sa i ndajnë.

Rama e paditi Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje, lidhur me deklaratat që Haradinaj bëri se Rama po lobon për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.