'4 Korriku' bën bashkë Ramën, Metën e Bashën

Të gjithë krerët e politikës shqiptarë janë bërë bashkë në rezidencën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Në takim kanë shkuar kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Takimi ka ardhur për festën e SHBA-së, që po organizon Ambasada Amerikane në Tiranë.

Bëhet fjalë për një ceremoni festive që ka organizuar Yuri Kim.