VIDEO/ Super Roshi, realizon dygolësh në Rusi
Odise Roshi po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin rus të futbollit me skuadrën e Akhamt Groznyt.
Në ndeshjen e sotme që Akhamt fitoi 3-1 ndaj Arsenal Tulës në transfertë, mesfushori fierak arriti të realizoi dy gola, duke dhënë kështu një kontribut të madh në triumfin e ekipit të tij.
Golin e parë Roshi e shënoi në minutën e 22-të të takimit, me anë të një penalltie. Ndërkohë golin e dytë dhe të tretin për skuadrën e tij, mesfushori i kombëtares shqiptare e realizoi në minutën e 88-të.
Kjo ishte një fitore me shumë rëndësi për klubi e Akhamt Groznyt në “luftën” për mbijetesë.
Ndërsa për Roshin këta ishin golat 6 dhe 7 në kampionat, një rekord sezonal për të duke llogaritur se edicioni më i mirë i karrierës së tij ishte një dekadë më parë, kur ai vishte ende fanellën e Flamurtarit në Superiore. Asokohe Roshi shënoi 5 gola në kampionat, ndërsa këtë vit me Groznin ka kaluar shumë më shpejt këtë shifër.