Pavarësisht pandemisë, ‘MTV Awards’ do mbahet këtë verë

Shfaqja e ‘MTV Awards’ do të jetë ngjarja e parë e Barclays Center që nga fillimi i pandemisë në New York.

Ngjarja do të mbahet në Barclays Center në Brooklyn, New York më 30 gusht, shkruan FoxNews.

Sipas guvernatorit të New Yorkut Andrew Cuomo, i cili së pari bëri njoftimin gjatë një takimi të hënën, shfaqja e çmimeve “do të ndjekë të gjitha udhëzimet e sigurisë, përfshirë audiencën e kufizuar ose pa publik fare”.

Sipas një njoftimi për shtyp, ngjarja e këtij viti “do të bashkojë tifozët e muzikës në të gjithë botën dhe të bëjë homazhe për forcën, frymën dhe rezistencën e jashtëzakonshme të NYC dhe banorët e saj të dashur”.