Sane tek Bayern, Guardiola konfirmon gjithçka: Mungojnë disa detaje, por do të largohet nga ne!

Në prag të ndeshjes kundër Liverpoolit, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola foli për Leroy Sane dhe kalimin e tij të mundshëm te Bayern Munich: “ Thuhet, por nuk është kryer ende. Ka disa detaje që duhen rregulluar, por me shumë gjasa do të shkoj te Bayern. Ne i urojmë atij më të mirën dhe falenderime të mëdha për vitet e kaluara këtu në Manchester. Tashmë ai do të nisë një tjetër kapitull në një klub fantastik si Bayern Munich”, u shpreh Guardiola.